11 Prill, 2019

Monica Bellucci shfaqet elegante përkrah të dashurit 18 vite më të ri (FOTO)


Ajo doli në publik për herë të parë me të dashurin e saj në Javën e Modës në Paris, muajin e kaluar.

Por tani 54-vjeçarja Monica Bellucci nuk e ka më problem të shfaqet në publik përkrah të dashurit të saj të ri, Nicolas Lefebre, 36 vjeç.

Aktorja e famshme italiane dukej e mrekullueshme dhe elegante me një  kostum të bardhë, teksa ecte dorë për dorë me Nicolas në eventin e firmës Cartier në Paris, të mërkurën mbrëma.

Çifti ka që në maj të vitit 2017 që janë bashkë, katër vite pas ndarjes së Monica-s nga ish-bashkëshorti Vincent Cassel.

Aktorja e konfirmoi lidhjen e saj për herë të parë në një intervistë për Paris Match nëntorin e kaluar, por pa dhënë identitetin e partnerit. Në atë kohë, ajo shprehej se marrëdhënia shkon për mrekulli.

Por kur u pyet për martës, Bellucci tha: “Kur ke qenë i martuar dy herë më parë, duhet të marrësh kohë për martesën, për të kuptuar pse ndodhi dhe pse u divorcove. Le të themi që jam në fazën e kuptimit për momentin”.

Monica Bellucci ka qenë e martuar më parë me fotografin e modës Claudio Carlos Basso prej vitit 1990-1994.

Ndërsa martesa e dytë me Vincent Cassel nga viti 1999 deri në 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al