26 Shtator, 2018

Moderatorja shqiptare shpërthen në ofendime ndaj fanses: E ke fytyrën si…


Moderatorja e njohur Aulona Musta është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”. Asaj i pëlqen të ndajë shpesh momente nga jeta e përditshme dhe këshilla për ndjekësit.

Madje Aulona shpeshherë publikon foto apo video nga aktiviteti i saj fizik si dhe ecurinë që ka nga palestra. Por së fundmi, një fanse i ka lënë asaj një koment jo shumë të përshtatshëm, që duket se moderatoren e ka acaruar keq.

 

View this post on Instagram

 

Une e dua aktivitetin fizik dhe palestren, sepse me ka mesuar shume per veten…me ka mesuar te kem vullnet, te kem qendrueshmeri, te kem force fizike por mbi te gjitha mendore, si dhe te kujdesem e te dua veten! Me ka rritur vetvleresimin! Gezohem kur shoh rezultatet e punes se perditshme, disa vjecare. Mbi te gjitha cdo dite qe kalon une e dua pak me shume trupin tim. Dhe kjo eshte me e rendesishmja! Te ndihesh mire dhe duash trupin tend! Pak rendesi ka nese dikujt tjeter mund t’i duket i shemtuar, me muskuj, mashkullor, pa bel, pa gjoks, etj, etj, pak rendesi ka. E rendesishme eshte te ndihesh mire me veten tende! Ky eshte celsi i suksesit! Nese ndihesh mire me trupin tend, qendro ashtu si je dhe mos ndrysho per askend! Ama nese nuk je e kenaqur dhe nuk ndihesh mire, atehere cohu dhe ndrysho, beje per veten tende! #gymmotivation #gymsharkwomen #gymlover #girlswholift #fitmom #fitnessmotivation #fitnessjourney

A post shared by Aulona Musta (@aulonamusta) on

Teksa i është përgjigjur, Aulona ka shpërthyer në ofendime ndaj komentuese.

“E rëndësishme është të na tregosh bythën tënde këtu. Atëherë ndihesh mirë me veten, por çfarë na hyn në punë ne me këto foto që poston ti.”- i ka thënë ndjekësja.

“Ke të drejtë, duke qenë se e ke fytyrën si bythë, siç duket qartë nga foto e profilit, s’ke nevojë të prezantohesh me bythë se të mjafton fytyra që e ke me ofertë, dy në një”, është përgjigja e Aulonës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al