11 Gusht, 2018

Moderatorja e njohur publikon foton e ëmbël në krahët e partnerit


Moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar Rudina Magjistari është paksa e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën e saj private.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku publikon foto e video nga jeta e saj profesionale, por rrallëherë ajo poston pamje krah partnerit të saj, sportistit Xhavit Bajrami.

Rudina është munduar që familjen ta mbajë larg medias, por ndonjëherë edhe ajo i thyen rregullat e saj. Një ditë më parë moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një moment të ëmbël.

Në foton e publikuar në “Instagram” ajo shfaqet në krahët e partnerit, ku të dy duken mjaft të lumtur duke shijuar pushimet. Fansat e kanë komplimentuar dhe i kanë cilësuar si çifti perfekt.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al