15 Maj, 2019

Modelja shqiptare fotografohet me Selena Gomez në Festivalin e Kanës


Një ditë më parë është hapur zyrtarisht Festivali i 72 i Kanës. Disa nga ikonat e kinemasë, por jo vetëm, kanë parakaluar në tapetin e kuq duke i lënë të gjithë pa fjalë me paraqitjen e tyre.

Në këtë festival të rëndësishëm të filmit në mbarë botën, ishte për herë të parë e pranishme edhe modelja e njohur kosovare, Hiedi Lushtaku.

Kjo e fundit ka publikuar disa fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku ka zbuluar edhe veshjen elegante.

Gjithashtu Heidi ka publikuar edhe një foto me aktoren e këngëtaren e fashme, Selena Gomez.

Ndërkohë kujtojmë se Lushtaku është bashkëshortja e boksierit të njohur Haxhi Krasniqit.

Ajo e ka nisur karrierën e modelingut në moshën 13-vjeçare, por suksesi i saj shpërtheu menjëherë pas pjesëmarrjes në “Miss Zvicra 2013”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al