15 Mars, 2019

Modelja seksi zbulon sesi ish-të dashurit i dhanë 50 mijë paund për të bërë transformimin drastik: Meshkujt tani… (FOTO)


Një modele e cila ka shpenzuar plot 50 mijë paund në operacionet plastike për t’u dukur si Barbie, ka treguar se si meshkujt po presin në radhë që të dalin në një takim, pas transformimit të saj.

Ajo është Paulina Candy dhe jeton në Londër. Që kur ishte e vogël mendonte sesa bukur të ishte si Barbie. E në moshën 18-vjeçare nisi me operacionin e parë në gjoks.

Pas kësaj, pati të tjera operacione në të pasme, buzë, faqe dhe hundë që kushtuan plot 50 mijë paund. Modelja e “Playboy” ka treguar se është inkurajuar nga ish-të dashurit e saj, të cilët i kanë paguar shpenzimet.

“Partnerët e mi të mëparshëm ishin shumë të lumtur për jetën tonë seksuale dhe më inkurajuan që të bëhem më e madhe dhe më ndihmuan financiarisht që të kem përmasa gjigande. Gjithmonë kam patur problem që të gjej personin e duhur në një lidhje, gjë që është shumë e gabuar rreth të qenit shumë seksuale. Njerëzit thonë se dukem si pornostare. Unë dua të jem e tillë vetëm për një person. Kam një numër të madh meshkujsh që duan të dalin me mua, por për momentin jam beqare”, tregoi ajo për “Femail”.

24-vjeçarja ka shtuar se ndjek dietë strikte për të ruajtur linjat pasi ka dashur gjithmonë të dukej si një kukull.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al