16 Mars, 2019

Modelja seksi publikon bisedën me Ronaldon: Nëse do bënte gol në një ndeshje, do më kafshonte… (FOTO)


Një modele venezueliani ka zbuluar së fundmi mesazhet me përmbajtje seksuale që i ka dërguar Cristiano Ronaldo, gjatë kohës kur luante te Reali i Madridit.

Alexandra Mendez madje tregoi edhe bastin që kishte vënë me futbollistin e famshëm, i cili i kishte thënë se nëse shënonte në një ndeshje të radhës, “do t’i kafshonte të pasmet”.

Modelja seksi ka zbuluar gjatë një interviste për emisionin “Magaly TV La Firme”, se gjithçka kishte nisur në rrjetin social “Instagram”, ku portugezi i kishte kërkuar numrin e telefonit.

Gjatë kësaj interviste, Mendez shfaqi edhe “selfie”-t që futbollisti i dërgonte në mënyrë vazhdueshme asaj.

Ndërkohë modelja e njohur theksoi se edhe pas takimit ballë për ballë, asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al