27 Nëntor, 2018

Modelja seksi mbulohet me shami dhe martohet me mbretin (FOTO)


Një ish-Miss i Rusisë është bërë Zonja e Parë e Malajzizë pasi është martuar me mbretin e vendit.

Ajo është modelja Oksana Voevodina, e cila është martuar me Muhammad V me një dasmë luksoze pak pasi u konvertua në islam.

“Daily Mail” shkruan se 25-vjeçarja ka fituar kurorën e Miss Moscow në vitin 2015 dhe ka punuar si modele në Kinë dhe Tajlandë.

Gjithashtu bëhet e ditur se Oksana është 24 vjet më e vogël se mbreti dhe nuk është zbuluar ende si janë takuar.

“Mendoj se mashkulli duhet të jetë koka e familjes dhe sigurisht nuk duhet të fitojë më pak se femra”, është shprehur Oksana para se të bëhej nuse mbretërore.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al