2 Prill, 2018

Modelja e njohur bën skandal në mes të rrugës, “çmendet” se i prekën vajzën


Kur bëhet fjalë për fëmijët, të gjithë e harrojnë pozitën që ata kanë. Ditën e sotme po bën bujë lajmi i modeles së njohur me format bombastike, Black Chyna.

Kjo e fundit ka shpërthyer në grushte e shkelma, pasi mesa duket dikush ka tentuar që t’i prekë vajzën. Kanë qenë kalimtarët ata që filmuar ngjarjen dhe më pas i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Nga pamjet modelja shfaqet mjaft e revoltuar teksa e hedh makinën lodër dhe bën sherr. Pas bujës së videos, ajo vetë e ka sqaruar ngjarjen në profilin e saj në “Instagram”.

“Të jesh i famshëm është e vështirë të përballesh me vështrimet gjykuese të njerëzve, por kur dikush ka aq guxim sa të vijë dhe të prekë me dorë fëmijën, kjo është një histori tjetër. Nuk jam pro dhunës apo jam një person i dhunshëm, por një vlerësim të merituar për të gjitha ato mama që do të mbrojnë fëmijët e tuaj me gjitha kostot!”, shkruan Black Chyna.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al