11 Tetor, 2019

Modelja e famshme, nënë për herë të dytë, djali me emër unik


Modelja e njohur Amber Rose është bërë nënë për herë të dytë në moshën 35 vjeçare. Ajo ka sjellë në jetë djalin e saj me partnerin Alexander Edwards.

Ka qenë partneri i saj që ka postuar në ‘Instagram’ foto me djalin e tyre të porsalindur.

Emir i djalit të tyre është shumë i veçantë. Vogëlushi quhet Slash Electric Alexander Edwards.

Ambër ka gjithashtu edhe një djalë 6 vjeçar nga martesa e saj me ish-bashkëshortin Wiz Khalifa.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al