27 Qershor, 2018

Modeli shqiptar: Njohja ime me yjet e futbollit, nga Diego Costa te Ronaldo


KLOTILDA HARKA/ Modeli i njohur shqiptar Alessio Alia këto ditë ndodhet në Tiranë ku shpesh e shohim në studio televizive të komentojë ndeshjet dhe lojtarët e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, disa prej të cilëve i njeh nga afër.

Në një intervistë për “Panorama Plus” Alia ka folur për familjen e lumtur që ka krijuar në Australinë e largët, ceremoninë e dasmës që do të organizojë në Shqipëri dhe si ka ndryshuar jeta e një beqari të lakmuar tani që është baba.

Në këtë atmosferë të Kampionatit Botëror të shohim në Tiranë dhe, për më tepër, në studio televizive ku komenton futbollistët dhe ndeshjet. Për cilën skuadër bën tifo dhe kush është futbollisti yt i preferuar?

Jeta pa sport dhe muzikë nuk do të ishte e njëjtë. Unë jam tifoz me Italinë, por ngaqë Italia luan në Ibiza këtë vit, unë jam me Australinë dhe shpresoj që të kalojmë në 16-she. Lojtari im i preferuar është Ronaldo, sepse është super punëtor, lojtar dhe kaq. Messi nuk është një lider, është super lojtar, por jo një lider.

Në udhëtimet e tua dhe festat private që organizon me personazhe të famshëm, të ka ndodhur të gjendesh në të njëjtin ambient me ndonjë futbollist dhe ç’të ka bërë përshtypje?

Po, kam pasur takime disa herë me Diego Costa, me të cilin kam bërë një super party në Ibiza. Kam qenë në një ambient me Ronaldon, por ai nuk është një person “party”. Si dhe shumë lojtarë të tjerë.

Vitet ikin, por ti vazhdon të jesh në formë një-soj si atletët. Je strikt me regjimin apo thjesht me fat?

Tani është bërë një stil jete për mua dhe nuk është një problem, sepse të jesh në formë, për mua, është një stil jete.

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al