2 Shkurt, 2019

Moda e zonjave të Parlamentit, nga palltoja shik e Grida Dumës te bluza verore e ministres së Arsimit


Ja ku jemi këtu për të komentuar gratë e politikës dhe për të folur për gjithçka tjetër, përveç politikës. Jemi në rubrikën ku do të skanojmë zonjat e zgjedhura të popullit, nga koka tek këmbët.

Si vishen, si kombinohen, a e kanë gjetur stilin e tyre apo iu duhet akoma punë? Kush ngjan më mirë? Kush imiton kë? Po këto të rejat si duken?

Këtë të enjte në Parlament sytë e paparazzit u shpërndanë te të gjitha forcat politike për të fiksuar mirë zonjat se si kanë ardhur në punë në një ditë me shi.

Monika Kryemadhi kishte zgjedhur një veshje shumë, po shumë të veçantë. Me ngjyrat e tokës dhe shumë pala, zonja Kryemadhi dukej si një vajzë gjimnaziste për guximin me të cilën kishte bërë këtë zgjedhje dhe që i shkonte shumë.

Zonja Grida Duma i qëndron besnike stilit të saj, ku spikat veshja klasike dhe shumë shik. Kësaj here palltoja dhe çizmet ishin kombinuar shumë bukur. Sa për hiret e saj, nuk ia vlen t’i komentojmë më sepse e kemi bërë kaq herë.

Na çuditi këtë herë ministrja e re e Arsimit. Besa Shahini erdhi në Parlament me bluzë me mëngë të shkurtra në një kohë që të gjithë ishin mbërthyer në pallto. Kushedi në çfarë forme mund të ngrohet Besa…

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al