3 Dhjetor, 2021

“Mjaft”- Rrjeti ‘zien’ nga komentet për romancën me Donaldin, reagon për herë të parë mamaja e Beatrix Ramosaj


E ëma e këngëtares Beatrix Ramosaj, ka reaguar për herë të parë për situatën ku ndodhet vajza e saj pas romancës që ka krijuar brenda shtëpisë së Big Brother me aktorin Donald Veshaj.

pjimage - 2021-12-03T131921.199

Për hir të së vërtetës, komentuesit në rrjet janë ndarë në dy kampe. Shumë prej tyre nuk e kanë pritur mirë këtë lidhje mes dy VIP-ave, për shkak të raportit që Donaldi ka pasur me moderatoren Bora Zemani dhe puthja mes tyre brenda shtëpisë së Big Brother.

Në një postim në InstaStory, nëna e Beatrixës, Antigone Ramosaj ka publikuar një deklaratë të një faqeje tjetër në Instagram ku e kanë etiketuar.

Në postimin në fjalë shkruhet se Beatrix është vajzë e drejtë dhe artiste me zemër të madhe dhe se komentet ofenduese që janë duke qarkulluar në internet së fundmi kanë prekur edhe familjen e saj.

“Trixa na fal qe jemi popull kaq i vogel dhe kaq paragjykues ndaj teje, na fal qe s’kemi lene gje pa te thene dhe te kemi ofenduar ty duke prekur keshtu dhe familjen tende por nje gje ta kesh ne mend: që i drejti zhytet por nuk mbytet.

Trixa nje artiste me zemer te madhe, e paster, vajze e drejte dhe e edukuar nga nje nene luanesh qe i ka dalur mbane te gjitha sfidave te jetes dhe zgjohemi ne nga askushi dhe gjykojme TRIXEN per cfare per fjalen me te madhe ne bote qe eshte dashuria….. Mjafte gjykuam se keshtu nuk do arrijme askund, pervec qe sdo e kemi ndergjegjen e paster kur fleme dhe me e keqja nuk do fitojme asgje dhe e njejta do na kthehet pas. Suksese loqke na ke mbrapa ne Kosoven tende te duam shume”- shkruhet në postim.

mami i trikses

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al