23 Korrik, 2019

“Mjaft me këto skena se bëheni pas si shumë hipokrite”, Alketa Vejsiu i mbyll gojën ndjekëses me përgjigjen


Ditën e sotme, moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka zbuluar se është duke kaluar disa ditë pushime në jug të Shqipërisë.

Alketa ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku zbulon bukuritë e vendit tonë. Ndërkohë krahas saj shkruan se është krenare që është shqiptare.


“Shqipëria bukuroshja e Mesdheut, toka që aq shumë dua. #comevisitalbania #amazingalbania #mybeautifulalbania #jamkrenareqejamshqiptare #albania

Te gjithe me pyesnin; Kemi degjuar qe deti eshte fantastik? Eshte ne fakt! I rralle si perlat.

Happy Summer !

Vere te bukur te gjitheve qe pushojne ne Shqiperi”, ka shkruar moderatorja bashkëngjitur me videon që ka marrë mijëra pëlqime.

E teksa pamja është pëlqyer shumë, shkrimi i Alketës nuk është pritur mjaft mirë nga ndjekësit e saj, të cilët i janë vënë kundër.

Madje një fanse e quan atë hipokrite dhe i kujton se ajo nëse do e donte Shqipërinë nuk do i bënte pushimet jashtë vendit dhe nuk do kishte jetuar për aq shumë vite jashtë.

“Ta doje aq shumë ti nuk do të kishe jetuar për aq shumë vite jashtë,  të lindje fëmijët jashtë apo të bëje pushime jashtë. Mjaft me këto skena se bëheni pas si shumë hipokrite”, shkruan komentuesja.

Ky koment është lexuar nga Alketa, e cila nuk ka përtuar aspak që t’i kthejë përgjigje:  “Unë jetoj në Shqipëri, nuk kam jetuar kurrë jashtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al