3 Dhjetor, 2021

“Mitra e saj thotë që po shijoj jetën”, Rihanna i përgjigjet thashethemeve se është shtatzënë, ja çfarë deklaron këngëtarja


Rihanna është personi i 11-të që është shpallur “Heroi Kombëtar i Barbados”. Por mediat rozë më shumë ishin të fokusuara, nëse këngëtarja është duke pritur fëmijën e saj të parë me të dashurin A$AP Rocky.

 rihanna3

Thashethemet u nxitën nga një fustan ngjyrë portokalli që ajo mbante veshur, ku barku i saj duke i rrumbullakosur.

Por ylli i popit i ka hedhur poshtë pretendimet, duke sqaruar se nuk është hera e parë që përflitet se ajo është shtatzënë.

rihanna

Gjatë një bashkëbisedimi me një ndjekëse në Instagram të quajtur Jen, Rihanna u shpreh se njerëzit vazhdimisht krijojnë thashetheme mbi këtë temë.

“A mund të vij tek babyshower? E vërtetë apo jo, fëmijët tuaj do jenë vërtet të bukur”, i shkroi Jen.

rihanna1

Ndërsa Rihanna iu përgjigj: “Haaaaa! Ti nuk ke ardhur as tek 10 babyshower-at e parë”, duke nënkuptuar se nuk është shtatzënë.

rihanna2

Fansja e këngëtares ndau mesazhet e shkëmbyera me RiRi në Instagramin e saj dhe shkroi: “Mitra e saj tha: ‘Qëndroni larg meje’, po shijoj jetën në maksimum.”

riri

Artistja foli për dëshirën e saj për tu bërë nënë gjatë një interviste për Vogue 2020: “Në 10 vite, unë do të jem 42-vjeçe. Deri atëherë dua të kem 3 ose 4 fëmijë.”

/Panoramaplus.al

rihanna1rihanna (2)rihanna (1)rihanna (7)rihanna (8)rihanna (8)rihanna (6)rihanna (6)rihanna (7)rihanna (8)rihanna (9)rihanna (4)rihanna (4)rihanna (2)rihanna (1)rihanna (3)rihanna (1)rihanna (2)rihanna (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al