23 Tetor, 2018

Misteri i ajsbergut në formë drejtkëndore, “si i prerë me thikë”


Një ajsberg i çuditshëm është zbuluar nga shkencëtarët e NASA-s që fluturojnë mbi Antarktidë.

Ajsbergu në formë drejtkëndori të rregullt “si i prerë me thikë”, u dallua në bregun lindor të Gadishullit Antarktik, pranë akullit Larsen C.

Ekspertët e NASA-s janë besojnë se ky ajsberg mund të jetë ndarë së fundmi nga raftet e akujve, pasi sipas tyre, këndet e mprehta dhe sipërfaqet e sheshta janë dëshmi se ndarja ka ndodhur kohët e fundit.

Ndërkohë ajsbergët me përsosmëri të tilla kanë ndodhur dhe më parë, dhe formën e marrin kur shkëputen nga një masë tjetër.

Gjithashtu shkencëtarët e krahasojnë me thoin, që nëse e lë të rritet, një ditë mund të këputet vetë me prerje shumë të drejtë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al