6 Shkurt, 2020

Misteri/ Foshnja porsalindur diagnostikohet me koronavirus 30 orë pas lindjes, mjekët në dilemë nga e mori infeksionin


Një foshnje e porsalindur në Kinë është diagnostikuar me koronavirusin e ri vetëm 30 orë pas lindjes.

Ky është rasti i personit më të ri të regjistruar me virusin.

Foshnja lindi në 2 shkurt në Wuhan, ku ndodhet edhe epiqendra e virusit.

Nëna e foshnjës rezultoi pozitive ndaj virusit përpara se të sillte në jetë foshnjën e saj.

Është e paqartë sesi virusi u transmetua tek foshnja, kur ndodhej në barkun e nënës apo kur lindi.

Vetëm një pjesë e vogël e fëmijëve kanë identifikuar me virusin, i cili ka vrarë 563 njerëz dhe ka infektuar 28.018 të tjerë.

Sipas medias shtetërore Xinhua, foshnja që peshonte 3.25 kg është në gjendje të qëndrueshme dhe nën vëzhgimin e mjekëve.

Ekspertët mendojnë se bëhet fjalë për një rast infeksioni të marrë në barkun e nënës.

Por është gjithashtu e mundur që foshnja të jetë infektuar pas lindjes nga kontakti me nënën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al