14 Qershor, 2022

Miss Ukranina rrëfen eksperiencën më traumatike të jetës së saj: Jam dhunuar nga i dashuri! Askush nuk më besoi në fillim por…


Miss Universe Ukraina 2021 Hannah Neplyakh, ka rrëfyer historinë e saj të dhunës në familje.

Mbajtësja e kurorës së më të bukurës në Ukrainë, zbuloi se është dhunuar nga i dashuri i saj, ndërsa shtoi se i kupton femrat që kanë kaluar të njejtën gjë si ajo. Bukuroshja tha gjithashtu se fillimisht e ka pasur të vështirë ta ndajë këtë histori me të gjithë, pasi sipas saj askush nuk do ta besonte.

‘’Po, kam qenë viktimë e dhunës në familje. Jam dhunuar nga ish i dashuri im dhe ka qenë eksperienca më traumatike e jetës sime. I kuptoj femrat që janë dhunuar. Nuk është faji apo problem i viktimës, i atij që dhunohet, por është i dhunuesit. Është një temë që më pëlqen ta prek dhe duhet trajtuar vazhdimisht se ka shumë femra që dhunohen, por duhet ta thonë këtë gjë, nuk duhet të heshtin. Gjithnjë i kam mbështetur femrat e dhunuara sepse çdokush mund të bjerë viktimë e dhunës. Ishte e vështirë që ta ndaja sepse dikush nuk do të të besojë fillimisht pasi mendojnë se po viktimizohesh po bën një shoë. Por është dramatike.”– tha Hannah në një intervistë për “Vizion Plus.”

Sa i përket pushtimit rus në Ukrainë, Hannah tha se njerëzit janë shumë të mërzitur dhe të lodhur nga kjo luftë që ka nisur para tre muajsh. Ajo tregoi se familjarët e saj ndodhen atje për të ndihmuar, babai si pjesë e ushtrisë ndërsa mamaja mjeke që kuron të dëmtuarit.

‘’Të gjithë janë të frikësuar për të ardhmen, po unë flas cdo ditë me prindërit, sepse është shumë e rëndësishme për ne. Unë besoj se në Ukrainë do mbizotëroj sërish paqja dhe Ukraina do jetë një vend I pavarur’’, tha Missi.

Në aspektin profesional, Hannah zbuloi se ka ëndërruar gjithmonë që të bëhej “Miss”, dhe kj ëndërr iu bë realitiet vitin e kaluar.

“Për mua ishte një ëndërr që nga fëmijëria, doja të isha si ato vajzat që shikoja në tv. Kur fitova kurorën vjet kuptova se ëndrrat bëhen realitet, sidmos ato të fëmijërisë. Kam marrë pjesë edhe në kompeticione të tjera bukurie më parë dhe kur fitova kurorën kupotva se kisha punuar shumë dhe e kisha merituar këtë gjë.”– tregoi ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al