12 Shtator, 2017

Miss America 2018 kritika të forta ndaj politikës së Donald Trump


Ambicjet e saj politike nuk i ka fshehur as me kurorën në kokë. Kështu Cara Mund, e sapo zgjedhura Miss Amerika, 23 vjeç, e diplomuar në Brown University, ëndërron të bëhet një governatore dhe për Donald Trump thotë që po gabon duke e tërhequr Shtetet e bashkuara nga marrëveshja e Parisit për Klimën.

Mund, e cila është edhe Miss North Dakota, u vlerësua mbretëresha e Amerikës, duke sfiduar 51 konkurrente në konkurs. Dalja e SHBA-së nga Cop21 është një vendim i gabuar dhe ka prova që klima po ndryshon dhe ne duhet të jemi në atë tavolinë, ka shpjeguar Miss-i i ri. ’Në shëndetësi, dhe në çështjet që i përkasin riprodhimit, janë mbi të gjitha meshkujt që marrin vendime, duhet edhe një perspektive femërore në lidhje me këtë gjë’, ka shpjeguar Miss-i i ri i Amerikës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al