30 Shtator, 2019

Mijëra adhurues në ‘Nën yjet e Tiranës’, Alban Skënderaj tregon numrin e publikut në koncert


Dy netë magjike ishin ato që adhuruesit e këngëtarit të njohur kaluan e shijuan. Muzika e Alban Skënderajt mblodhi mijëra fansa të tij në Amfiteatrin e Tiranës.

Por a e gjeni dot sa ishte numri i atyre që e ndoqën këtë kontecrt live? Këtë na e ka thënë vetë këngëtari. Ai përmes fjalëve të falënderimit për këto dy netë të magjishme në ‘Nën yjet e Tiranës’, ka thënë se ishin plot 3000 adhurues të tij ose siç thotë Albani, 3000 zemra që u ndëzën.

Këngëtari ka ndarë disa foto nga momentet e koncertit në ‘Instagramin’ e tij duke shkruar:

“Ju faleminderit per keto 2 nete te paharrueshme! Rreth 3000 zemra u ndezen “Nen yjet e Tiranes“. Folem, u rrefyem, qeshem, qame, kenduam, improvizuam, u surprizuam, u emocinuam, kercyem e u defryem!
Kete performance e ndjeva me te forte dhe me te sinqerte se kurre! Kjo mbi te gjitha fale jush. Faleminderit”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al