28 Dhjetor, 2018

Michelle dhe Barack Obama triumfojnë sërish, ja kë lanë pas në këtë “sfidë”


Një sondazh i realizuar nga Gallup për gruan më të admiruar në SHBA, ka nxjerrë në krye të listës një tjetër ish-Zonjë të Parë, Michelle Obama, duke i marrë stafetën prej 17-vitesh gruas më të admiruar nga amerikanët, Hillary Clinton.

Pas Michelle në vend të dytë u rendit personaliteti televiziv, Oprah Winfrey, pasuar nga Hillary Clinton dhe Zonja e Parë e SHBA-së, Melanie Trump. Mbretëresha Elizabet e Britanisë u rendit e pesta, pasuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama është renditur i pari në listën e burrave që admirojnë më së shumti amerikanët, duke ruajtur këtë pozitë për vitin e 11 me radhë, duke kaluar kështu pasardhësin e tij, presidentin Donald Trump,i cili u rendit i dyti për të katërtin vit radhazi. Ish-Presidenti George W. Bush u rendit i treti dhe Papa Françesku në vendin e katërt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al