11 Shtator, 2020

Mësuesja akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me nxënësin 15-vjeçar, bashkëshorti i saj tregon se në atë kohë po përpiqeshin për një… Ja ç’zbuloi ai


Mesuesja-marredhenie-seksuale-15-vjecari (4)Bashkëshorti i një mësueseje të akuzuar për marrëdhënie seksuale, tha se ai dhe gruaja e tij po përpiqeshin për një fëmijë në kohën e kur ajo u akuzua, raporton “The Sun”.

Kandica Barber, 35 vjeç, ka përfunduar në gjykatë për shkak të akuzave se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçar, i cili ishte nxënës në shkollën Buckinghamshire, ku ajo punonte në atë kohë.

Daniel Barber dhe gruaja e tij, të cilët kanë 5 fëmijë nga marrëdhëniet e mëparshme, i thanë gjykatës së po përpiqeshin për të pasur një fëmijë që pas pushimeve të vitit 2018.

Ajo mbeti shtatzënë në tetor, periudhë gjatë së cilës pretendohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me adoleshentin.

Barber tha: “Ajo më dha një kuti. Kishte një test shtatzënie për të konfirmuar se ishte shtatzënë. Fatkeqësisht, muajin tjetër ajo dështoi dhe e humbi fëmijën”.

Bashkëshorti i saj mohoi që gjatë muajve shtator dhe tetor të vitit 2018 të kishin qenë keq me njëri-tjetrin.

Mesuesja-marredhenie-seksuale-15-vjecari (3)

Prokurori Richard Milne lexoi deklaratën e Barber në polici, ku thuhej: “Po kaloja një kohë të vështirë në punë. Puna ime e re në Morris nuk po shkonte mirë, isha shumë keq. U ndjeva i zhgënjyer, vija në shtëpi i mërzitur, qaja dhe rënkoja tek Kandice, e cila më mbështeste dhe më fliste për punën. Por problemet e mia në punë, nuk ndikuan në marrëdhënien tonë”.

Kur u pyet nëse e kishte ditur se përse bashkëshortja e tij u arrestua në mars të vitit 2019, ai tha: “Ajo punonte në një shkollë. Unë e mora me mend, sepse nuk ishte e vështirë”.

Pasi e mori nga rajoni i policisë partneren e tij për t’u kthyer në shtëpi, ai tha se po flisnin për atë që kishte ndodhur, por nuk kishin pasur kuptim ato që kishin diskutuar.

“Ajo më tregoi për fotot dhe se mes tyre kishte pasur komunikim, pra mes djalit dhe saj”,- tha ai.

Është pohuar se Kandice Barber është takuar tre herë me djalin për të kryer marrëdhënie seksuale në një fushë, në pyll dhe në makinën e saj.

Mamaja e Kandice tha: “Ajo konfirmoi se nuk kishte pasur intimitet, por kishte komunikuar me të për disa javë. Unë i kërkova të më betohej për jetën e saj që nuk kishte bërë asgjë me atë djalë dhe ajo u betua”.

Mesuesja-marredhenie-seksuale-15-vjecari (2)

Kur u pyet nëse ishte në dijeni se vajza e saj kishte foto topless në telefon, mamaja e saj tha: “Nuk do të habitesha, sepse edhe unë kam foto topless në telefonin tim”.

Thashethemet në shkollë thuhet se kanë dalë nga djali 15-vjeçar dhe nga një berber që pretendon se i ka parë lëvizjet e të dyve.

Mbi Kandice rëndojnë tre akuza për abuzim seksual dhe për nxitjen e të miturve për të kryer dhe për të parë marrëdhënie seksuale.

Mesuesja-marredhenie-seksuale-15-vjecari (6)Mesuesja-marredhenie-seksuale-15-vjecari (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al