7 Tetor, 2022

Mes polemikave të shumta, Princ Harry dhe Meghan Markle shfaqen për herë të parë në publik pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth


Princi Harry dhe Meghan Markle së fundmi kanë shijuar një ‘date’, duke marrë pjesë në një koncert të Jack Johnson në Santa Barbara Bowl. Në një foto të postuar nga bateristi Adam Topol, çifti ka pozuar përkrah anëtarëve të grupit në prapaskenë.

Disa foto të tjera nga TMZ tregojnë se çifti po shijon shfaqjen me disa miq në një seksion të veçantë, duke kërcyer dhe kënduar së bashku me hitet e Jack. 

Ata u çliruan gjatë shfaqjes, duke kërcyer. Harry dhe Meghan dukeshin të lumtur teksa rrinin të përqafuar dhe pinin nga një pije. Atambërritën veçmas, Meghan arriti atje rreth orës 20:00 kurse Harry rreth një orë më vonë.

Koncerti duket të ishte një argëtim shumë i nevojshëm pas humbjes së madhe të familjes së tyre.

Dalja e tyre e vjen pak më shumë se dy javë pas kthimit në shtëpi në Kaliforni pasi ishin në Mbretërinë e Bashkuar për disa ditë pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator.

Kur familja mbretërore u njoftua për përkeqësimin e Mbretëreshës, Meghan dhe Harry ishin në Evropë për të marrë pjesë në ‘WellChild Awards’ në Londër. Megjithatë, Duka nxitoi në Skoci për t’u përpjekur të shkonte pranë gjyshes së tij përpara se ajo të vdiste në Balmoral në moshën 96-vjeçare.

Gjatë ditëve të zisë pas vdekjes së Mbretëreshës, Harry dhe gruaja e tij u shfaqën një front të bashkuar me vëllain e tij Princin William dhe Kate Middleton, Princeshën e Uellsit, duke shënuar herën e parë në dy vjet që të katër fotografohen së bashku.

Më 10 shtator, çiftet përshëndetënnjerëzit jashtë kështjellës Windsor, ku mbretëresha banoi për pjesën më të madhe të pandemisë COVID-19.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al