6 Dhjetor, 2023

Mes Olta Gixharit, Ilirit dhe Valbonës, Lori Bala zbulon anëtarin më pak profesionist në jurinë e “Dancing with the Stars”


Balerina e njohur Lori Bala së fundmi ka qenë e ftuar në “Top Albania Radio”, ku ka zbuluar detaje të reja rreth eksperiencës së saj si anëtare e jurisë së “Dancing with the Stars”.

Lori tregoi se ajo dhe Ilir Shaqiri janë më profesionistë në këtë fushë, ndërsa sipas saj Olta Gixhari dhe Valbona Selimllari nuk janë të profesionit por janë mirë ashtu.

“Unë dhe Iliri jemi dy profesionistë dhe as njëri, as tjetri nuk është as më shumë e as më pak. Sigurisht, Iliri ka më shumë eksperiencë dhe mund të jetë më mirë në artikulim dhe në shprehjen e gjykimit që ka. Unë mund të jem më pak, më e ftohtë dhe me pak fjalë, por sa t’ja marr dorën edhe unë. Pastaj Olta dhe Valbona nuk janë të profesionit dhe mendoj që janë shumë këndshëm ashtu.”- tha Lori.

Nga ana tjetër përsa i përket konkurentit të “DWTS” që balerina do të kishte dëshirë që ta kishte partner në kërcim, ajo tha që Eni, Sardi dhe Irgeni kanë përparuar shumë dhe do të donte të ishte çift me ta.

“Nëse do të isha balerinë mund të isha me Irgenin, Enin ose Sardin, sepse vetëm ata kanë ngelur dhe janë përmirësuar shumë. Nëse do të isha mendoj që do të shkoja në finale me njërin nga djemtë.”- u shpreh lori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al