19 Maj, 2018

Merr fund misteri, fustani i nusërisë së Meghan është krijuar nga stilistja… (FOTO)


Deri ditën e sotme nuk kishte asnjë të dhënë se cila shtëpi e modës ishte duke stiluar fustanin e nusërisë së Meghan Markle, kjo për shkak se mos të ketë trysni në punën e tyre dhe sigurisht që mos të prishet “magjia” e momentit të shfaqjes së nuses në publik.

Kjo gjë u arrit më së miri nga familja mbretërore, pas muajsh spekulimesh mbi fustanin e nusërisë së Meghan, “Pallati Kensington” ka shuar çdo kureshtje mbi stilisten dhe shtëpinë e modës që krijuan fustanin mahnitës të aktores, tashmë të martuar me Princ Harry-n.

Sipas deklaratës fustani i nusërisë është stiluar nga Claire Waight Keller për Givenchy. Me një jakë ovale, dhe një stil të linjës A, nga një lule nga çdo vend i Commonëealth mishërohet në vellon e saj. Tiara e Meghan është e Queen Mary Filigree Bandeau që daton që nga 1932. Ajo ka një karficë të ndashme ne qendër.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al