5 Nëntor, 2018

Merr fund dashuria e ministrit me gazetaren, ajo reagon me këtë mesazh


Merr fund historia e dashurisë së Ministrit të Brendshëm italian, Mateo Salvini me partneren e tij gazetaren, Elisa Isoardi.

Ka qenë kjo e fundit e cila e ka ndarë lajmin me të njohurit dhe ndjekësit e saj në “Instagram”, duke mos e kursyer një falenderim për Salvinin, e ndërkohë që ka pranuar se ishte një dashuri e vërtetë.

“Me të gjithë respektin për dashurinë e vërtetë që ka qenë. Faleminderit Matteo”, shkruan ajo, në fund të mesazhit të postuar ne rrjetet sociale bashkëngjitur me një foto në momente intime me ministrin dhe numrin dy të qeverisë italiane.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al