29 Shtator, 2017

Menduam se ishin ndarë, por kjo foto tregon të kundërtën për reperin shqiptar


Vetëm pak muaj më parë u konfirmua se Mozzik ishte në një lidhje me një vajzë nga Kosova, të quajtur Loredana dhe në të njëjtën kohë rrjetet sociale nisën të mbusheshin me fotografitë e çiftit , fotografi në të cilat ata dukeshin më të dashuruar se kurrë dhe lidhja e tyre mjaft romantike dhe e afërt.

Vetëm pak ditë më parë mediat të ndryshme raportuan se Mozzik dhe Loredana i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

 

Shkak për këto thashetheme u bënë fshirja e fotove të çiftit në rrjetet sociale.

Në mes të këtyre thashethemeve, Loredana ka bërë një veprim duke lënë të nënkuptohet se lidhja e saj me reperin vazhdon akoma.

 

Ndërkohë që Mozzik feston sot ditën e tij të lindjes, Loredana nuk ka rezistuar të bëjë urimin për njeriun e saj të zemrës.

 

“Urime ditëlindjen Mozz, të uroj të gjithë të mirat në botë. Për këtë buzëqeshje bëj gjithçka. Të përqafoj”, shkruan në postimin e saj bukuroshja bionde.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al