4 Maj, 2022

“Mendoj se është momenti i duhur”/ Einxhel Shkira dëshiron të ketë një fëmijë me Dj Dagz: Do të jemi prindër shumë të…


Einxhel Shkira ka shprehur dëshirën e saj për tëpasur një fëmijë me Dj Dagz.

E ftuar si moderatore në “Goca dhe gra”, modelja ka treguar se po mendon të ketë një fëmijë. Sipas saj ajo tashmë ka kohën e duhur dhe nuk dëshiron që të gjithë energjinë e saj ta fokusoj vetëm tek karriera.

Ajo shtoi se dhe Dagz dëshiron diçka të tillë dhe se do të jenë prindër shumë të hapur për fëmijën e tyre.

“Dua gjithë energjinë ta orientoj te një fëmijë, jo vetëm tek karriera. Është momenti i duhur mendoj. Edhe Dagz është në këtë etapë të jetës. Fëmija për ne nuk do të përbente një problem. Mendoj se do jemi prindër shumë të hapur me fëmijën tonë”.

Kujtojmë se Einxhel dhe Arbër pas disa ‘vështirësive’ e nisën romancën e tyre brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe e vazhduan akoma jashtë ku duket se marrëdhënia e tyre po shkon goxha mirë.

Disa ditë më parë çifti u përfol për një fejesë por Dagz e mohoi këtë gjë në një intervistë duke thënë se diçka e tillë nuk është e vërtetë dhe se ata janë të fokusuar vetëm te puna.  Ai u shpreh se për momentin nuk ka ndonjë ‘lëvizje’ por nuk e përjashtoi si mundësi në të ardhmen.

“Jemi shumë mirë. Edhe pse aty brenda je komplet ndryshe me jashtë. Sepse nuk dinim si donim të jetonim, planet. Por jemi përshtatur dhe pjesën më të madhe të kohës po e kalojmë bashkë. Akoma nuk e kam njohur me familjen. Me motrën po, por jo me prindërit. Nuk ka ndonjë lëvizje. Për momentin fokusi është te punët. Ato muaj kemi lënë shumë gjëra mbrapa dhe kur të sistemohemi ndoshta edhe ndodh diçka.”- zbuloi ai.

Dy muaj pas daljes nga formati ata bënë edhe pushimet e para bashkë. Ditët e fundit dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar dhe më parë se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al