7 Qershor, 2019

Mendoi se solli në jetë binjakë, por nëna surprizohet kur sheh…


Ndonjëherë fëmijët lindin nën peshë, e ndonjëherë pak më të mëdhenj, por lindja e një foshnje në Angli, ka habitur edhe vetë nënë e saj

Chrissy Corbitt solli në jetë një vajzë rreth 6 kg, dyfishi i peshës së foshnjave normale.

Vogëlushja Carleigh është fëmija i katërt në familjen Corbitt, e cila erdhi në jetë më 15 maj të vitit të kaluar.

Nëna mendonte se solli në jetë binjakë derisa pa vajzën e saj.

“Kur doktori filloi të fliste për fizikun e foshnjes, unë dëgjova të qeshurat e stafit mjekësor, të cilët dukeshin shumë të entuziazmuar. Secili po thoshte numra të ndryshëm dhe më pas më treguan foshnjen time, duke më thënë se peshonte më shumë se 6 kg”, tha Chrissy.

Vogëlushja filloi të vishte rroba për fëmijët 9-muajsh që në ditët e para dhe gëzon shëndet të plotë. Ndër të tjera, Carleigh mund të kishte qenë më e madhe në lidhje pasi erdhi në jetë një javë para datës së caktuar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al