20 Nëntor, 2018

Mendoi se do të ishte argëtuese të hidhej në liqen me temperaturat nën zero gradë celsius, e reja e pëson keq (VIDEO)


Kjo grua mendoi se do të ishte mjaft argëtuese që të hidhej në një liqen teksa temperaturat ishin nën zero gradë celsius.

Por rusja e veshur me bikini e pësoi keq, pasi përfundoi me këmbë të thyer sepse liqeni ishte tërësisht i ngrirë.

Notarja “trime” shihet teksa heq rrobat dhe bëhet gati për t’u hedhur në liqen me të brendshme. Pasi u bë gati ajo vrapoi drejt liqenit dhe u hodh, duke kuptuar se ai ishte i ngrirë.

E jo që mbeti pas këtij guximi të pakuptimtë ishte kyçi këmbës i thyer dhe një ego e lënduar.

Ndërkohë personi që po filmonte këtë moment, dëgjohet në video teksa qesh me të. Rusja gjen forcë të ngrihet mbi akull dhe i afrohet platformës, ku edhe kërkon ndihmë.

Gjithashtu “The Sun” raporton se video është filmuar në liqenin Balashikha në lindje të Moskës, në Rusi.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al