30 Mars, 2023

“Mendoi se bëja s*ks me shoqen e saj dhe fjeti me mikun tim më të mirë”- 24-vjeçari rrëfen si mësoi tradhtinë e të dashurës: E dua, por…



Rrëfimi për The Deidre

E dashura ime mendoi se unë e kisha tradhtuar me shoqen e saj të ngushtë, ndaj bëri seks me shokun tim.

Tani asnjëri prej nesh nuk i besojmë njëri-tjetrit.

Unë jam 24 dhe ajo 23-vjeçe. Ne jemi në një romancë prej 8 muajsh.

Ajo vendosi kartën e saj SIM në telefonin tim për të transferuar disa foto.

Të nesërmen, ajo pa numrin e shoqes së saj më të mirë në kontaktet e mia dhe u tremb. Ajo mendoi se tradhtoja me të.

Kur i thashë se i kishte kaluar kufinjtë e saj,  më akuzoi se e tradhtova.

Ne patëm një debat, dhe më pas ajo tha se kishte kryer seks me shokun tim të ngushtë disa muaj më parë.

Por ajo mohoi, më tha se ishte e mërzitur dhe po përpiqej të më bënte xheloz, por unë nuk e besoj.

Unë e dua atë dhe dua t’i bëj gjërat të funksionojnë, por kam frikë se nuk do të ecë.

Përgjigja:

Nuk është e lehtë, por ju mund të rindërtoni besimin.

Tregojini asaj se doni të filloni nga e para.

Kjo do të thotë të flasësh hapur dhe sinqerisht, dhe të mos nxitosh në përfundime.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al