6 Shtator, 2023

Mendohet se kanë kryer ‘s*ks oral’ në publik, Kanye West dhe gruaja e tij ndalohen përgjithmonë të lundrojnë me varka në Venecia


Kanye West dhe Bianca Censori shkaktuan shumë bujë me shëtitjen e tyre me varkë në Venecia dhe së fundmi, ata u ndaluan përgjithmonë nga kompania veneciane e varkave pas disa fotografive që qarkulluan në rrjet ku mendohet se dyshja kanë kryer ‘seks oral’.

‘Venezia Turismo Motoscafi’ është emri i kompanisë që i dha varkën Kanye West dhe Bianca Censori, dhe sipas deklaratës publike të kompanisë, çifti “nuk do të jetë më i mirëpritur” në asnjë varkë që është në pronësi të kompanisë.

Deklarata e kompanisë u publikua pasi u shfaqën fotot e reperit gjatë javës së kaluar dhe ata pretenduan se operatorët e varkës së bashku me personelin tjetër nuk ishin “plotësisht në dijeni ” për çfarë kishte ndodhur.

“Shoferi duhej të ruante trafikun dhe nuk i shihte këto gjëra të turpshme,” shtoi deklarata: ” Nëse kjo do të kishte ndodhur, ai do të kishte zbritur menjëherë dhe do të raportohej.”

Kompania deklaroi gjithashtu se në bord ishte një person i tretë i cili ia bllokoi kapitenit pamjen e reperit: “Një person i tretë në bordin e taksisë pengoi shikimin e kapitenit “.

“Ne shkëputemi plotësisht nga akte dhe sjellje të tilla. Zoti West dhe gruaja e tij me siguri nuk do të jenë më të mirëpritur në bordin e anijeve të kompanisë sonë”.

Fotografitë që u bënë shpejt virale shfaqën Westin të ulur në pjesën e pasme të një varke që kalonte nëpër kanalet veneciane. Ndërkohë, West dukej se i kishte ulur pantallonat dhe gruaja e tij ishte duke qëndruar në gjunjë përballë tij.

Pasi mbaroi udhëtimi me varkë, Censori rregulloi pallton e saj dhe zbriti nga varka me një person tjetër.

Kim Kardashian thuhet se është “e turpëruar shumë” për shkak të veprimeve të West

Sipas një burimi të afërt me Kim, i cili foli për The Sun, shqetësimi më i madh i Kim Kardashian nga e gjithë kjo është se si ajo duhet t’u tregojë fëmijëve të saj për babanë e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al