20 Prill, 2022

“Më vjen keq që të etiketojnë për…”/ Nga komplekset për pamjen e jashtme te pjesëmarrja në “Big Brother Vip”, flet Nevina Shtylla


Ndonëse mundohet të jetë shumë hermetike për jetën e saj Nevina Shtylla nuk u shpëton dot pyetjeve që i bëhen nëpër intervista. Moderatorja ka folur së fundmi rreth momenteve më të vështira që ka kaluar, komplekset që ka në lidhje me pamjen e jashtme dhe formatin “Big Brother Vip.”

Moderatorja, e cila 12 vite më parë ka fituar edhe konkursin e bukurisë “Miss Shqipëria”, zbuloi se ka momente kur nuk ndihet në gjendjen e saj më të mirë, por nuk zgjedh t’i japë rëndësi pamjes fizike.

“Si të gjithë edhe në përditshmëri, ka momente që nuk ndihem në më të mirën time edhe mund ta përjetoj ndopak, por nuk është se i jap aq shumë rëndësi aspektit fizik në jetën time. Mundohem ti jap më shumë rëndësi gjërave të tjera më të rëndësishme se sa paraqitja. Që kanë të bëjnë me karakterin. Pamja e jashtme nuk është primare për mua. Më vjen keq ndonjëherë që të etiketojnë vetëm për paraqitjen por është e pashmangshme. Shpresoj që njerëzit të thellohen dhe mos të mbeten deri aty.” – tha ajo teksa ishte e ftuar në “Natë me Aulonën.”

Ajo foli gjithashtu për momentet më të vështira të jetës së saj, duke theksuar se kanë pasur të bëjnë me humbjen e të afërmve dhe jo me jetën profesionale.

“Kanë qenë disa… Në jetë na ndodh të gjithëve të kesh momentev të ndryshme. Momente që realisht mund ti kem vuajtur kanë të bëjnë me të afërmit e mi jo me punën. Distanca me familjen, humbja e një personi të dashur… këto kanë qenë momentet më të vështira për mua.”– tregoi ajo.

Nevina Shtylla u pyet gjithashtu nëse do të preferonte të ishte pjesë e formatit “Big Brother Vip”, ku dha një përgjigje të paqartë. Megjithatë ajo shprehu se nuk do të dashurohej kurrë në një format të tillë.

“Nuk jam shumë tip, kam të tjera synime që dua të bëj. Absolutisht është format që të jep shumë shtysë në gjërat që do të bësh jashtë në moment që del. Prandaj them nuk e di, por në këtë moment e kam të vështirë të shkëputem në çdo gjë që jam duke bërë. Jo, nuk do të dashurohesha, me kë (qesh).”- u shpreh Nevina.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al