12 Shtator, 2021

“Me vëllain e saj kam vite e lidhur”- Misi 19-vjeçar tregon si është të jesh kunata e Bebe Rexhës: Ja ç’na pret në të ardhmen


Dorina Papraniku është 19-vjeçarja shqiptare e cila ka garuar në ‘Miss New York USA 2021’, ndërkohë që është komentuar jo pak si kunata e ardhshme e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

dorina prapaniku bebe rexha florent rexha

Gjatë një interviste, ajo nuk ngurroi të ishte transparente rreth gjithë aspekteve të jetës së saj. E rritur nga një familje shqiptare me origjinë dibrane në mes të Nju Jorkut, modelja u shpreh se prindërit fillimisht ishin skeptikë për vendimarrjen e saj, por më tej u treguan tejet suportues.

dorina prapaniku (5)

Ndër të tjera, Dorina u shpreh se është shumë e lumtur që mundet të tregojë rrënjët e saj shqiptare në kompeticionet më të mëdha të bukurisë, duke cilësuar se plani i së ardhmes është të shkelë në pasarelën e “Miss Universe”. Më pas ndaloi edhe në çështjet më personale të jetës së saj.

dorina prapaniku (3)

E lakuar nga mediat si ‘kunata e Bebe Rexhës’, teksa u pyet mbi vërtetësinë e këtyre lajmeve, ajo pohoi se prej kohësh është në një lidhje me vëllain e këngëtares, Florent Rexha. Pyetjes nëse Florenti xhelozonte apo nuk ishte dakord për pjesëmarrjen e Dorinës në kompeticione bukurie, ajo iu përgjigj negativisht, duke shtjelluar se ai tashmë është kthyer në mbështetjen e saj më të madhe.

dorina prapaniku bebe rexha2

Por a do të ketë një dasmë VIP, pasi Bebe Rexha do të martojë vëllanë? Sipas Dorinës, ky është një plan për një të ardhme të largët, por nuk e mohoi faktin se do të martohet me Florentin.

dorina prapaniku bebe rexha1

“Na pëlqen dasma tradicionale, jemi familje të mëdha. Duhet të presim pak!”, tha ajo në “ABC-ja e Pasdites”. Për herë të parë emri i saj u komentua nga mediat kur mori pjesë në garën e bukurisë.

bebe rexha florent

Në mesin e shumë garueseve për më të bukurën e Nju Jorkut u përmend edhe kjo shqiptare. Bëhej fjalë për Dorina Prapanikun, e cila ishte një nga garueset në konkursin e bukurisë “Miss New York USA 2021”. Por Dorina nuk ishte tërësisht e panjohur për komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kjo pasi ajo është kunata e artistes shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

bebe rexha (2)

Ajo është prej kohësh në lidhje me vëllain e këngëtares, Florentin dhe i bie të jetë nusja e vetme në familjen Rexha. Vetë artistja e shumë hiteve tregoi mbështetjen e saj për kunatën në eventin e bukurisë, “Miss New York USA 2021”, duke publikuar disa imazhe të saj në “InstaStory”.

dorina prapaniku

Disa prej këtyre imazheve Bebe Rexha i ka shoqëruar edhe me flamurin kombëtar, duke treguar kështu mbështetjen e madhe për patrioten e saj shqiptare, duke shpresuar kurorën e më të bukurës së Nju Jorkut.

dorina prapaniku (2)

Bebe Rexha ka treguar se ruan një raport shumë të mirë me “nusen” e vëllait të saj, teksa kanë publikuar herë pas here imazhe të përbashkëta në rrjetet sociale.

dorina prapaniku bebe rexha3

Gjatë qershorit, ato madje ishin me pushime së bashku në brigjet amerikane. Eventi i “Miss New York USA” u mbajt në gusht në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ishte Bebe ajo që nxiti fansat të votonin për bukuroshen shqiptare përmes faqes zyrtare të këtij konkursi bukurie.

dorina prapaniku (2)

Vetë Bebe Rexha ka treguar së fundi për të gjithë fansat disa fakte interesante nga jeta e saj, të cilat ata mund të mos i dinë.

dorina prapaniku bebe rexha

Teksa fliste për “US Weekly”, këngëtarja me famë botërore tregoi edhe disa zakone që i ka trashëguar nga familja shqiptare.

bebe rexha (4)

Këngëtarja nuk e ka mohuar kurrë origjinën e saj, pasi ka folur nëpër intervista për traditat apo ka publikuar foto e video në rrjete sociale të vendit tonë.

bebe rexha (5)

Mes të tjerash, Bebe ka zbuluar se i ati e ka mësuar si të kultivojë bimë, prandaj këngëtarja ka një kopsht me domate në shtëpinë e saj luksoze në Los Anxhelos.

/Panoramaplus.al

bebe rexha (9)bebe rexha (2)bebe rexha (1)bebe rexha (2)bebe rexha (1)bebe rexha (2)bebe rexha (7)bebe rexha (8)bebe rexha (14)bebe rexha (12)bebe rexha (11)bebe rexha (10)bebe rexha (9)bebe rexha (5)bebe rexha (4)a6bdc1d3bc7bf1c3a71ff5ef80c8af4b00-26-beberexha2.rvertical.w12004376c209caad275d8ea287919d203bd940-26-beberexha.2x.rsocial.w600

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al