16 Gusht, 2021

“Më thanë të bëja plane për vdekjen”- Aktorja tregon se si ka ndikuar skleroza e shumëfishtë në jetën e saj


Selma Blair besonte se ishte në ditët e fundit të jetës së saj, gjatë xhirimit të një dokumentari që do transmetohet në tetor, pas betejës me sklerozën e shumëfishtë. Aktorja, e njohur për rolet në filma si “Cruel Intentions” dhe “Legally Blonde”, u diagnostikua me këtë problem shëndetësor në vitin 2018, shkruan “CNN”.

selma blair (5)

Traileri 2-minutësh, i publikuar të enjten, fillon me aktoren duke ecur me kujdes nëpër shkallët në shtëpinë e saj, ndërsa thotë:

Unë gjithmonë mendoja se isha në një reality show. Sikur të isha në një dokumentar, por vetëm Zoti mund ta shihte dhe nuk do ta miratonte,”- shtoi ajo ndërsa arriti në fund të shkallëve dhe mori një pozë para pasqyrës.

selma blair (8)

Më thanë të bëja plane për vdekjen,“- dëgjohet të thotë Blair në trailer. “Jo sepse kam sklerozë të shumëfishtë, sepse po luftoj me sklerozën e shumëfishtë.

Kur Blair zbuloi për herë të parë diagnozën në vitin 2018, ajo tha se kishte përjetuar simptoma për vite me radhë, duke besuar se mund ta kishte pasur sëmundjen prej më shumë se një dekade.

selma blair (4)

Sipas Mayo Clinic, skleroza e shumëfishtë është një gjendje e përjetshme që prek trurin dhe palcën kurrizore dhe bën që sistemi imunitar të sulmojë mbështjellësin mbrojtës që mbulon fijet nervore. Kjo mund të çojë në probleme me shikimin, lëvizjen e krahut ose këmbës, ose me ekuilibrin.

selma blair (2) selma blair (1) selma blair (7) selma blair (10) selma blair (9)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al