29 Mars, 2024

“Më tha shyqyr që dole’”- Ledjona Xheladinaj flet për të atin pas eliminimit nga BBV: Nuk e ka pritur mirë…


Ledjona Xheladinaj, banorja e cila ndërpreu garën e saj në “Big Brother VIP” këtë javë, në një përballje ma tre banorë të tjerë, ka treguar se si e ka përjetuar familja dhe vajza këtë eksperiencë të saj.

Ish-banorja me lot në sy, ka rrëfyer se i ati nuk e ka përjetuar aspak mirë qëndrimin e saj aty, dhe sulmin që i është bërë nga banorët.

Ledjona ka treguar në një intervistë në “Ftesë në 5”, se babai i saj nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, dhe se është gëzuar shumë për daljen e saj

“Babai nuk e ka pritur mirë qëndrimin tim aty dhe sulmin që më është bërë… nuk ka qenë mirë me shëndet. Unë e dija që do sulmohesha, por prindi kur të sheh… kishte parë që dhe unë isha dobësuar dhe kishte pasur disa probleme shëndetësore. Më tha ‘o zot, shyqyr që dole”, tha Ledjona.

Ndër të tjera, ajo është shprehur se tashmë i ati është më mirë. E ndalur tek e bija, Ledjona tha se e ka gjetur të përmallur dhe se ajo është një vajzë e fortë.

“Vajzën e kam gjetur të përmallur, nuk kemi ndenjur kaq gjatë larg njëra tjetrës. Pas kësaj eksperience dua që kohën ta përkushtoj asaj, se është edhe në një moshë delikate. Është vajzë e fortë. Ka treguar se i ka ngjarë mamit. Kur kam shkuar në shtëpi të parët që më kanë pritur kanë qenë kolegët e mi, vajza ka qenë në gjumë, nuk e priste që do dilja, është gëzuar kur më ka parë. Babai nuk e ka pritur mirë qëndrimin tim aty dhe sulmin që më është bërë… nuk ka qenë mirë me shëndet. Unë e dija që do sulmohesha, por prindi kur të sheh… kishte parë që dhe unë isha dobësuar dhe kishte pasur disa probleme shëndetësore. Tani është mirë dhe është gëzuar kur kam dalë nga shtëpia. Më tha ‘o zot, shyqyr që dole”, tregoi Ledjona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al