22 Tetor, 2020

“Më shantazhuan”- Aktori i famshëm zbulon se u përdhunua disa herë në adoleshencë: Herën e parë që bëra seks …


Aktori i njohur Matthew McConaughey ka zbuluar se është përdhunuar disa herë gjatë viteve të adoleshencës.

Në librin për jetën e tij “Greenlights”, 50-vjeçari tregoi se hera e parë që bëri seks nuk ishte konsensuale dhe iu bë shantazh.

“Më është bërë shantazh për të bërë seks për herë të parë kur isha 15 vjeç,”– tregoi ai. “Isha i sigurt se do të shkoja në ferr se kisha kryer marrëdhënie seksuale përpara se të martohesha.”

McConaughey gjithashtu tregoi se ishte ngacmuar seksualisht nga një burrë në moshën 18-vjeçare.

Megjithëse nuk zbuloi shumë detaje rreth përvojës së tij të tmerrshme, aktori pohoi se nuk e konsideron vetën viktimë të abuzimeve seksuale.

“Asnjëherë nuk u ndjeva viktimë,”- përfundoi ai.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al