26 Shkurt, 2019

“Më puthi pa dëshirë, u ndjeva e dhunuar”, ish-anëtarja e stafit padit Donald Trump


Një ish-anëtare e stafit të fushatës presidenciale të vitit 2016 të Donald Trump, ka pohuar se presidenti amerikan e ka puthur pa pëlqimin e saj gjatë një Tubimi në Florida.

Ajo është Alva Johnson, gruaja e parë që akuzon Trump për sjellje të keqe seksuale pas fillimit të fushatës së tij presidenciale.

Mediat amerikane shkruajnë se Johnson ngriti padi ndaj Trump dhe pohoi se ai e kapi për dore dhe tentoi ta puthte në buzë gjatë tubimit në Tampa më 24 gusht 2016.

Johnson pretendon se në atë moment ktheu kokën dhe puthja përfundoi në cep të buzës.

“U ndjeva e dhunuar sepse nuk e prisja kurrë këtë gjë. Ende më kujtohen buzët e tij që afroheshin tek unë”, tha ajo në një intervistë për “The Washington Post”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al