29 Mars, 2024

Me përjashtim të Jetmirit, “Vëllai i Madh” censuron të gjithë banorët e “BBVIP”! Ja si mori “hak” konkurrenti ndaj tyre


Me përjashtim të Jetmir Salaj, “Vëllai i Madh” ka dënuar të gjithë banorët duke i censuruar ata që mos të flasin për 1 orë.

Ai ka përfituar nga rasti dhe iu ka dhënë kritikat e tij të gjithë banorëve të “Big Brother VIP”.

Jetmiri i tha Eglës se sjelljet e saj nuk janë për tu marrë shembull nga shoqëria, ndërsa shtoi se aktorja po e dëmton veten me sjelljet e saj agresive.

Tis je vetëm kjo. Ti duhet të lartësohesh pak në atë… Je duke dëmtuar veten në mënyrë tëpakthyeshme. Sjellje të tua agresive nuk janë shembull për shoqërinë. Ke nevojë të rritesh” – tha ai.

Jetmiri nuk la pa kritikuar as Ilnisën duke thënë: “Që ti bësh moral dikujt, në të njëjtën kohë ti duhet të kesh vepruar me llogjikë të shëndoshë. Duhet të mbash qëndrim e ke problem sepse ti tjetër thua dhe tjetër bën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al