30 Qershor, 2018

“Më pëlqen shumë, dua ta puth”, moderatori i njohur e thotë publikisht pëlqimin për Nevina Shtyllën


Ai është një nga moderatorët më të njohur shqiptar, i cili njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë dhe pa komplekse. Bëhet fjalë për Isli Islamin, i cili çdo mëngjes na zgjon me emisionin e tij “Wake Up”.

Një ditë më parë Isli ishte i ftuar në emisionion “You&Me”, ku gjatë intervistës u pyet se cilën nga vajzat e njohura të showbizz-it shqiptar do donte të puthte.

E menjëherërshme ka qenë përgjigjja e moderatorit, i cili tha se donte të puthe moderatoren e njohur Nevina Shtylla pasi e pëlqente shumë.

“Më pëlqen shumë, më duket një nga vajzat me portretin më të ëmbël dhe më kanë thënë se ashtu si në pamje është edhe në tip” – u shpreh moderatori i njohur.

Ndërkohë kujtojmë se Nevina është prej disa vitesh në një lidhje dashurie.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al