19 Korrik, 2019

“Me moshën vjen eksperienca në shtrat”, këngëtarja e famshme shqiptare do jetë një gjyshe seksi e joshëse (FOTO)


Aplikacioni “FaceApp” duket se i ka fiksuar të gjithë personazhet e famshëm. Madje edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është bërë kurioze që ta shohë veten se si do të dukej në të ardhmen.

Ajo ka publikuar një fotografi në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet si një gjyshe seksi dhe joshëse. Ndërkohë ajo shprehet se me moshën rritet edhe eksperienca në shtrat.

“Shumë njerëz kanë frikë nga plakja, sidomos femrat. Shoqëria ka krijuar një ide se meshkujt kur plaken bëhen të bukur si George Clooney, ndërsa femrat shëmtohen, por këto janë përralla. Me moshën vjen mençuria dhe eksperienca, sidomos në shtrat. Kur të plakem do jem një gjyshe e zgjuar, e bukur dhe e paparë”, shkruan Bebe krahas fotos ku ka përdorur aplikacionin “FaceApp”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al