16 Qershor, 2022

“Më mirë kur jemi në distancë, nuk zihemi’/ Sarah Berisha zbulon si po shkon marrëdhënia me Dj PM: Është e vështirë por…


Blogerja Sarah Berisha dhe Pajtim Krasniqi ose ndryshe i njohur si Dj Pm janë një nga çiftet më të komentuara në mediat sociale. Lidhja e tyre nisi para syve të publikut brenda “Big Brother Vip”.

Pas daljes ata janë munduar të jenë sa më të rezervuar në lidhje me marrëdhënien e tyre dhe kjo gjë ka bërë që ndjekësit të aludojnë se çifti nuk i kanë raportet e mira mes njëri-tjetrit. Por si qëndron e vërteta?

E ftuar në ‘Jeto me Orën’ Sarah duket se i ka hedhur poshtë të gjitha thashethemet në lidhje me krisjen e marrëdhënies së tyre.

Ish-banorja ka zbuluar se gjërat midis saj dhe PM po shkojnë shumë mirë dhe janë duke e shijuar lidhjen. Momentalisht lidhja e tyre është në distancë pasi Pajtimi jeton në Kosovë ndërsa Sara në Tiranë por e vizitojnë njëri-tjetrin shumë shpesh.

Sipas saj është më mirë kur nuk takohen shumë ose të jenë bashkë 24 orë pasi do të hasnin debate por nuk nguroi të shtonte se gjithashtu distanca është e vështirë por ata këtë gjë e morën parasysh që në fillimet e lidhjes së tyre.

Sarah gjithashtu zbuloi se ata kanë në plan të nisin dhe disa pushime verore.

“Gjërat po shkojnë shumë mirë, në në fakt jemi në distancës ai është në Kosovë unë jam këtu, takohemi shpesh. Ai vjen këtu ose shkoj unë atje. Tani do të ikim dhe për pushime kështu që gjërat janë shumë mirë. Mendoj ndonjëherë më mirë kur jemi kështu paksa në distancë sepse na merr malli për njëri- tjetrin dhe më mirë kështu sesa 24 orë sepse do të zihesh patjetër, por edhe distanca është e vështirë se kot e them, është realisht sidomos kur e di sesa orë larg është por nuk ke çfarë bën, edhe kur u njohëm e dinim që nuk jetojmë në të njejtin vend por që jemi duke e shijuar lidhjen”- rrëfeu blogerja.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al