23 Dhjetor, 2018

Më mirë fashionist si Erion Braçe, sesa tarifat sa ai


Ka qenë në qendër të vemendjes deputeti socialist Erion Braçe këto ditë. Dhe kjo, jo vetëm për shkak të punës së tij të përditshme si deputet, por prej një parullë pikante, me të cilën protestuan studentët.

Parulla shkruante: “I duam tarifat sa Erion Braçe”. Në një farë mënyre, ata ironizonin gjatësinë e deputetit, që në fakt edhe shumë etike nuk është.

Kjo gjë nuk është pritur mirë nga vetë deputeti dhe kjo u pa dy ditë më parë, teksa Braçe krijoi një konflikt me disa studentë në rrugë.

Por, përtej historisë së gjatësisë që nuk është në dorën e tij, ne shohim diçka tjetër shumë të veçantë te Braçe dhe ky është stili i tij i veshjes. Shikoni çfarë fashionisti është! Celular, syze dhe shall të kombinuar. Çantë shik dhe e gjithë veshja në harmoni me njëra-tjetrën.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al