17 Qershor, 2022

“Me miq të veçantë”/ Ramush Haradinaj takohet me Loredana Zefin dhe Noizyn (Foto)


Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është takuar së fundmi me dy artistët më të suksesshëm të momentit, Loredana Zefi dhe Rigels Rajku ose ndryshe i njohur me emrin e artit Noizy.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë ish-kryeministri i Kosovës ku ka postuar një foto me këngëtarët dhe tre fëmijët e tij në llogarinë e tij zyrtare në Instagram teksa krahas saj shkroi:

“Me dy miq të mirë”.

Loredana dhe Noizy ndodhen në Prishtinë, ku ky i fundit ka takuar dhe fansat e tij para koncertit. Rikujtojmë se dyshja sollën këngën e tyre më të fundit “Heart Atack” e cila brenda pak orësh numëron mbi 1 milion klikime në youtube dhe pritet të jetë hiti i kësaj vere tashmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al