1 Korrik, 2022

“Më la me një mesazh”- Pete Davidson i përgjigjet deklarave të këngëtares së njohur: Ne ishim…


Pete Davidson ka hedhur poshtë deklaratat e Olivia O’Brien e cila tha se ata kishin një lidhje të shkurtër në vitin 2020.

“Nuk ka asnjë të vërtetë për këtë. Ata ishin miq dhe u shoqëruan disa herë,” tha përfaqësuesi i komedianit të “Saturday Night Live” për Page Six.

Reagimi i Pete vjen pasi këngëtarja 22 vjeçare, pretendoi se kishte lidhje me Davidson, përpara se ai të fillonte të takohej me Phoebe Dynevor .

Gjatë një paraqitjeje  në podkastin “BFFs”  me Dave Portnoy, Josh Richards dhe Brianna Chickenfry, O’Brien tha se ajo dhe komediani ishin bashkë në tetor 2020, duke shtuar se ajo nuk mendonte se “ndokush e dinte për këtë”.

Këngëtarja gjithashtu shtoi se Davidson i ndërpreu gjërat me një mesazh.

“Ai më dërgoi mesazh dhe tha: “Po shoh dikë tjetër”, kujton ajo. “Pra, nuk mundem.”

Por O’Brien pohoi se ajo dhe Davidson ishin ende në marrëdhënie të mira, duke e quajtur atë një “djalë të mirë”.

“Ai është i nxehtë, është me të vërtetë qesharak dhe është vërtet i ëmbël. Ai është një djalë vërtet i ëmbël”, tha ajo.

Davidson është në lidhje me Kim Kardashian që nga tetori i vitit 2021. Dyshja janë bërë të pandarë dhe ylli i “King of Staten Island” madje ka kaluar kohë me katër fëmijët e yllit të reality-showt, të cilët i ndan me ish-bashkëshortin Kanye West.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al