1 Shtator, 2021

“Më ka tradhtuar shumë herë”- Pasi i zbuloi mesazhet në telefon me gra të tjera, 37-vjeçarja mëson se babai i fëmijëve të saj…


Një 37-vjeçare ka rrëfyer për “Dear Deidre” se si e zbuloi tradhtinë e bashkëshortit. Ajo është nënë dhe ka plot gjashtë vite e martuar me partnerin. Por fakti që ai nuk i kushton vëmendje e ka lodhur shumë.

marredhenie tradhti (3)

Megjithatë, pasi u ballafaqua me bashkëshortin për gratë me të cilat ai e tradhtonte, mësoi se rasti i fundit nuk kishte të bënte vetëm me marrëdhënien seksuale, por edhe me ndjenjat, shkruan “The Sun”. Ja çfarë i kërkon bashkëshorti tani:

Burri më ka tradhtuar me eskortë dhe me shumë gra të tjera përgjatë këtyre gjashtë viteve të fundit që kemi qenë të martuar. Por ajo që më ka lënduar më shumë, është rasti i fundit. Ai më ka tradhtuar me një person, ndaj së cilës ka ndjenja.

Pak kohë pas martesës, zbulova se ai kishte shumë numra kontakti me gra të tjera në kompjuterin e tij. Mora telefonin e tij kur ishte në dush dhe gjeta një mesazh nga një grua që thoshte: “Herën tjetër që do të takohemi, merr me vete prezervativë”.

Kur u ballafaqua me të, ai më lutej të mos bëja asgjë. Më tha se gruaja ishte thjesht një shoqe dhe nuk kishte fjetur me të. Gjërat u rregulluan për njëfarë kohe. Tani kemi dy fëmijë dhe të dy kemi punë me orar të plotë.

Vajza ime e vogël u diagnostikua me linë e dhenve javën e kaluar, kështu që i kërkova burrit të rrinte në shtëpi me të pasi kisha një takim të rëndësishëm pune. Ai dukej i inatosur për këtë. Pak më vonë më erdhi një tekst ku shkruhej: “Më fal zemër, nuk mund të vij. Më duhet të kujdesem për fëmijën tim”. Dukej qartë se ky mesazh nuk ishte për mua.

Unë shkova te burri im, i tërbuar. Ai pa telefonin dhe u skuq. I kërkova që të ma jepte telefonin. Ai u betua se ky takim do të ishte me “një mik”. Kur e kontrollova, ai kishte diskutuar për problemet tona martesore dhe për borxhet. Gruaja i kishte treguar se çfarë mund të bënte me mua, por ajo as nuk më njeh.

Me lot në sy më tha se nuk donte të më lëndonte. Mendoj se martesa jonë ka qenë një gënjeshtër. Unë dua që ne të rregullojmë raportet, por nuk besoj se mund të bëj diçka që ai të qëndrojë besnik ndaj meje për vitet e ardhshme.

Ai po më lutet të rikthehemi bashkë, por nuk jam e sigurt se çfarë duhet të bëj. Ai është 39 vjeç dhe unë jam 37 vjeç.

“Dear Deidre” thotë: 

Ai nuk mund të thotë vetëm “më fal” dhe të presë që lidhja juaj të vazhdojë si më parë. Dhe nuk mund të mbyllësh sytë sa herë që ai largohet.

Të kuptosh arsyen pse të tradhton do të të ndihmojë shumë. Situatat e përsëritura kanë tendencë të tregojnë se problem është tek individi vetë. Të kesh fëmijë nuk do të thotë që duhet të vuani për të qëndruar në një marrëdhënie që nuk ju bën të lumtur.

Duhet të gjeni kohë për njëri-tjetrin dhe të pyesni veten vazhdimisht pse jeni çift. Do të ishte mirë të largoheshit gjatë fundjavave për të kaluar kohë vetëm me njëri-tjetrin, pa fëmijët”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al