25 Prill, 2024

“Më ka kapur në mes të natës, më shtyu nga muri dhe tentoi të më…/ Françeska Murati rrëfen sulmin nga një maroken: Më gjuajti grusht në fytyrë dhe rashë në tokë


Modelja Françeska Murati ka rrëfyer në “Big Brother VIP” se është sulmuar në Britani nga një maroken.

Gjatë një bisede me vajzat, konkurrentja tha se rreth orës 9 të darkës rrugës për në shtëpi, një burrë mes rrugës ka tentuar që t’ia marrë telefonin.

Françeska tregoi se në një moment mashkulli në fjalë e ka goditur atë me grusht në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë, ndërsa sipas banores policia e cila e pa sulmuesin nuk bëri asgjë për ta kapur atë.

Kam qenë një herë duke iku në shtëpi, ishte ora 9 e darkës. Një burrë më ka kapur në mes të rrugës, më ka shtyrë te muri për të më marrë telefonin. Unë luftova sespe në atë moment nuk po e kuptoja se çfarë po ndodhte. Ngaqë po luftoj ai më gjuajti me grusht në fytyrë dhe unë aty rashë dhe ai iku. Ishte si maroken. Ndalon makina me polica dhe nuk e ndjekën, më futën në makinë me morën deklaratën dhe asgjë nuk ndodhi me atë. Më ka kap në mës të rrugës moj.”– tregoi Françeska.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al