15 Shtator, 2018

“Më fal që nuk munda të të shpëtoj”, Ariana Grande përlot me dedikimin për Mac Miller


Pas lajmit tragjik se reperi Mac Miller humbi jetën si pasojë e mbidrogës, Ariana Grande publikoi një foto bardhë e zi në profilin e saj në “Instagram”. Ajo gjithashtu vendosi që në fotot e saj mos të lejonte ndjekësit që të komentojnë.

Teksa kanë kaluar shtatë ditë nga ngjarja e rëndë, këngëtarja e famshme ka thyer heshtjen, duke rrëfyer të gjithë dhimbjen që ka. Në profilin e saj në “Instagram”, Ariana ka publikuar një video të 26-vjeçarit, i cili shfaqet shumë i lumtur duke buzëqeshur, teksa darkonin së bashku.

“Të adhuroja që prej ditës kur u takuam për herë të parë kur isha vetëm 19 vjeç dhe do të të adhuroj gjithmonë. Nuk mund ta besoj që ti nuk je më këtu.Me të vërtetë nuk mund të mësohem me këtë ide. Ne folëm  shumë për këtë! Kaq shumë herë! Jam shumë e inatosur, shumë e acaruar dhe nuk di ç’të bëj. Ti ishe miku im më i mirë, për shumë kohë. Mbi gjithçka dhe këdo. Më fal që nuk munda të të ndryshoj ose të të kisha lehtësuar dhimbjen. Doja me shpirt! Njeriu më i sjellshëm, më i ëmbël me demonët që kurrë nuk i meritoj. Uroj të jesh mirë tani. Prehu në paqe”, shkruan bashkëngjitur videos këngëtarja Ariana Grande.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al