17 Maj, 2023

“Më dhe gjithë forcën e botës”/ Pasi u bë nënë për herë të dytë, Eliona Pitarka bën dedikimin emocionues për bashkëshortin e saj


Aktorja e njohur e humorit, Eliona Pitarka është bërë për herë të dytë nënë e një vajze.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur disa ditë më parë vetë Pitarka teksa ka publikuar foton e parë të vogëlushes së saj të porsalindur dhe krahas postimit shkruan: “Ajo është këtu”. Deri më tani aktorja nuk e ka bërë ende të ditur emrin e vajzës së saj.

Mirëpo së fundmi, Eliona ka bërë një dedikim emocionues për bashkëshortin e saj. Aktorja ka publikuar në Instagram një video ku shfaqet me partnerin e saj në dhomën e spitalit teksa i kishin nisur dhimbjet e para të lindjes. Gjatë videos shihet sesi ai i qëndron pranë aktores dhe për këtë gjë aktorja tregon se ndihet mëse mirënjohëse.

“Bashke e krijuam , e rritem ne barkun tim e bashke e lindem! Prezenca dhe mbeshtetja jote ne misionin me te rendesishem , ate te sjelljes se femijes sone ne jete ishte kaq e rendesishme. Me dhe gjithe forcen e botes..??❤️ #proudëife #babipupusheve 14 Maj 2023 ?”– shkruan ajo.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eliona Pitarka (@elionapitarka)

Kujtojmë se Eliona dhe partneri u saj ndajnë dhe vajzën e tyre të parë e cila quhet Gala. Rreth një vit më parë Eliona i dha fund beqarisë duke kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj. Aktorja e cila  nuk e kishte zbuluar kurrë portretin e bashkëshortit, publikoi më në fund për herë të parë asokohe një foto me të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al