19 Prill, 2019

Me atlete dhe tuta, ministri që merret me bujqësinë, por adhuron teatrin


I emëruar pak muaj më parë në postin e ministrit të Bujqësisë në vend të Niko Peleshit, Bled Çuçi tani ka filluar të bëhet më protagonist, sidomos me pjesëmarrjet e tij të vazhdueshme në debate televizive.

Siç e kemi thënë edhe herë të tjera, bashkë me postin, Çuçi bëri ca shtesa në veshjen e tij si p.sh. kollaren, të cilën nuk e vinte pothuajse asnjëherë. Por, mesa duket, kohën tjetër jashtë punës, zoti Çuçi e kalon me veshje tejet sportive.

I fotografuar nga paparazzi ynë te teatri “Turbina”, minsitri kishte veshur tuta dhe atlete dhe ishte bërë gati për të ndjekur shfaqjen e radhës në teatër.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al