6 Shtator, 2017

Mbyllet “Select” në Top Channel, ja çfarë e zëvendëson


 

Lajmi se moderatori i njohur i InTv, Kelvi Kadilli, tashmë do të nisë sezonin e ri në Top Channel ishte konfirmuar, por ende nuk ishte zbuluar se cili ishte programi që do të drejtonte. Sot është zyrtarizuar se Kelvi Kadilli, së bashku me moderatoren e njohur të Top Albania Radios, Dojna Mema, do të nisin një program të ri në Top Channel, në orarin e “Top Select.” “Pop Culture” është titulli i programit që do të rinisë së shpejti në Top Channel nën drejtimin e të dy moderatorëve.

Dojna është ajo që ka postuar videon prezantuese të programit në profilin e saj në Instagram së bashku edhe me kolegun e ri. Për të gjithë ndjekësit besnikë të “Top Select” urojmë që lajmi i mbylljes së programit tradicional të muzikës moderne mos tu vijë shumë i hidhur.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al